Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.
Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ndalimit të tyre, porse është bërë e ditur se të njëjtit janë ndaluar dhe nuk po lihen as të vazhdojnë e as të kthehen.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Media e VV-së. Ata janë ndaluar rreth orës 14:00.
Të njëjtit janë ndaluar te pikëkalimi kufitar, Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.