image Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së dhe MPJ-së, dyshohet se morën ryshfet

Siguri

Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së dhe MPJ-së, dyshohet se morën ryshfet

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar personat me inicialet J.H., A.F., B.G.,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, si dhe personi me inicialet H.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas prokurorisë, dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet.

Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë, njofton tutje Prokuroria.

/GazetaSinjali/