image Ndalohen dy të mitur në Ferizaj, dyshohen për sulm seksual

Siguri

Ndalohen dy të mitur në Ferizaj, dyshohen për sulm seksual

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të mitur, pasi që dyshohen për sulm seksual, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka kërkuar për masën e caktimit të paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartcekur”.

/GazetaSinjali/