image Ndalimi nga policia kufitare serbe i këshilltares së Kurtit, Kamberi i kërkon sqarime ministrit të brendshëm të Serbisë

Politikë

Ndalimi nga policia kufitare serbe i këshilltares së Kurtit, Kamberi i kërkon sqarime ministrit të brendshëm të Serbisë

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, tha se sot është ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë në Muçibabë.

Sinani ka thënë se arsyetimi i policëve kufitarë ishte se “kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.

E deputeti shqiptar, Kamberi ka shkruar se pas këtij lajmi ai ka kërkuar sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident.

Ai theksoi se Sinani sipas autoriteteve serbe gjendet në një “listë të personave të kërkuar”.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/