image Ndalimi i pagesës për të prekurit me COVID-19, arsyetohet Ahmeti

Kosovë

Ndalimi i pagesës për të prekurit me COVID-19, arsyetohet Ahmeti

news image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar arsyet që sipas tij janë ndalur pagesat për të sëmurët nga COVID-19, grantet për bizneset dhe ndihmat tjera në kuadër të rimëkëmbjes nga COVID-19 shkruan Gazeta Sinjali.

Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim që të ndihmonte me nga 50 euro të prekurit nën moshën 65-vjeç dhe me nga 100 euro ata mbi këtë moshë. Mirëpo kohëve të fundit, këto para nuk janë dhënë, çka ka ndikuar që të ketë ankesa nga qytetarët.

Por Ahmeti ka thënë se “fajet” për këtë i ka niveli qendror që me përmbylljen e vitit financiar, ka mbyllur edhe Thesarin.

“Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

/Gazeta Sinjali/