image Ndalet rryma në Teatrin e Kosovës, anulohet shfaqja

Film

Ndalet rryma në Teatrin e Kosovës, anulohet shfaqja

news image

Aktori, Kushtrim Sheremeti, ka njoftuar është ndalur rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në mes të shfaqjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi që thotë se gjeneratori nuk punon që 2-3 vjet, ai bën të ditur se është anuluar krejtësisht shfaqje, ndonëse në sallë ka pasur numër të madh të shikuesve.

“KEDS e ndal rrymën fiks në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2-3 vjet dhe si pasojë anulohet shfaqja Lela & Co, ndërsa salla ishte plot me publik”, shkroi ai në Twitter.

KEDS ka paralajmëruar për nga dy orë reduktime në gjithë vendin./GazetaSinjali/