image Ndalesa e Bislimit e çështja e targave, Kurti: Pasdite do të flasim për këto çështje

Politikë

Ndalesa e Bislimit e çështja e targave, Kurti: Pasdite do të flasim për këto çështje

news image

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot pasdite do të deklarohen për çështjen e konvertimit të targave dhe ndalesën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Beograd.

Kështu u shpreh ai derisa është pyetur nga gazetarët, pas marshit tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

“Për çështje tjera, si çështja e targave dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite… Për të gjitha këto do të flasim në ndërtesën e qeverisë, ju lutem të shprehim respekt për gjitha ato gra e vajza që po luftojnë me kancerin e gjirit. Sot pasdite do të flasim për këto çështje”, ka shtuar Kurti.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje është kthyer në gjysmë të rrugës, derisa ishte nisur për të shkuar në Beograd si pjesëmarrës në dy forume. Sipas tij, kjo është sinjal se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve, ndërmjet dy shteteve.

/GazetaSinjali/