image Ndahet nga jeta zyrtarti i lartë i KOSTT-it

Sociale

Ndahet nga jeta zyrtarti i lartë i KOSTT-it

news image

KOSTT ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur eksperti i sektorit të energjisë, Skender Gjonbalaj, i cili ishte edhe drejtor i Operimit të Tregut në KOSTT.

I ndjeri, është ndarë nga jeta dje (e diel).

Në një komunikatë nga KOSTT, u tha se Gjonbalaj ishte profesionist i parimeve të larta, i përkushtuar e këmbëngulës në avansimin e KOSTT në mekanizmat ndërkombëtar, ishte një nga njerëzit kyç në arritjen e pavarësimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës nga Serbia.

Skender Gjonbalaj ishte gjithashtu anëtarë Bordi në institucionin ndërkombëtar Coordinated Auction Office in South East Europe-SEE CAO si dhe në Bursën Shqiptare të Energjisë ALPEX”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it në Facebook.

“KOSTT dhe sektori i energjisë mbeti pa një profesionist të nivelit më të lartë, pa një njeri të virtyteve të çmuara e familja dhe kolegët mbetën pa një njeri të dashur. Lamtumirë Skendë, përherë do të mbetesh në kujtimet tona”.

/GazetaSinjali/