image Ndahet nga jeta zyrtari i Policisë së Kosovës, kishte qenë edhe ushtar i UÇK-së

Sociale

Ndahet nga jeta zyrtari i Policisë së Kosovës, kishte qenë edhe ushtar i UÇK-së

news image

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Agron Berisha i njohur si “Aga”, i cili shërbeu për vite me radhë në stacionin e Rahovecit, ka humbur jetën sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miq e familjarë.

I ndjeri kishte shërbyer edhe në luftën e Kosovës, ku ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin mortor të publikuar nga të afërmit e tij, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot (11.06.2023) në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Rahovec.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe OVL-Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna Rahovec, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre.

“Sot u nda nga jeta ,Agron Berisha. Agroni ishte pjestar i UÇK-së, dhe pas perfundimit te luftes ka sherbyer në policine e Kosovës. Nje njeri qe kishte respektin nga te gjithe do i mungon familjes, shokëve e qytetit të Rahovecit”, shkruhej ndër tjera.

/GazetaSinjali/

  ·