Sot ka ndërruar jetë Nehat Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci tha se shkaku i vdekjes së tij ishte sulmi në zemër.
“Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala”, ka shkruar i pari i Drenasit./GazetaSinjali/