image Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Ejup Salihu

Sociale

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Ejup Salihu

news image

Ish-ushtari i Ushtirës Çlirimtare të Kosovës, Ejup Salihu, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ish- kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook.

Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Ejup Salihut, ish i burgosur politik gjatë luftës dhe veteran i UÇK-së, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. E kemi ndarë bashkë qelinë e burgut në atë kohën e pakohë dhe do ta kujtoj gjithmonë për rezistencën e tij për lirinë e shqiptarëve.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëveprimtarêve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë”, ka shkruar Haziri.

/GazetaSinjali/