Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta ish-drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Dëshmorët e Vokshit “ të Pobërgjës, Nezir Hulaj, raporton Gazeta Sinjali.
Hulaj vdiq në moshën 75-vjeçare, ndërsa lamtumira e fundit iu dha sot në orën 16:00.
Ai për vite me radhë dha kontribut të veçantë në fushën e edukimit dhe sistemin e arsimit në Deçan.
“Deçani, familja, shkolla “Dëshmorët e Vokshit”, miqtë dhe kolegët do ta kujtojnë profesorin Nezir, për virtytet e shumta që kishte prej familjari dhe një intelektuali të vërtet”, thuhet në njoftimin e familjarëve.