image Ndahet nga jeta specialisti i Mjekësisë Interne Ibrahim Opoja

Sociale

Ndahet nga jeta specialisti i Mjekësisë Interne Ibrahim Opoja

news image

Specialisti i Mjekësisë Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, dr.Ibrahim Opoja, është ndarë nga jeta.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndahet nga jeta dr.Ibrahim Opoja, specialist i Mjekësisë Interne në SP-Prizren. Kurdo që të vdes dua që njerëzit që më kanë njohur të thonë se unë gjithmonë kam shëruar plagë, kam lehtësuar vuajtjet, por se edhe kam qenë rob i detyrës sime fisnike të ndihmoj të sëmurit. Përjetësisht falënderues për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren”, ka shkruar Avdaj.

/GazetaSinjali/