Mësimdhënësi i Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ‘Rifat Gjota’ në Pejë, Xhevdet Gashi, është ndarë nga jeta dje në moshën 55-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Profesori i inxhinierisë, vuante nga një sëmundje të cilës nuk arriti t’ia gjejë shërimin.
I ndjeri u varros sot në varrezat e fshatit Katundi i Ri në Pejë.
Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe nga IAAP ‘Rifat Gjota’, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë nderuar Gashin dhe kontributin e tij në arsim, teksa kolegët e tij e kanë përshkruar si punëtor të përkushtuar dhe shumë të përpiktë në realizimin e obligimeve të punës.