Ka ndërruar jetë profesori i gjuhës angleze, Pren Gjokaj, i cili ka dhënë mësim në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Njoftimi mortor është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Ata kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet me 8 Nëntor ( e Marte), në ora 13:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Madhe.
Homazhet për të ndjerin do të mbahen të njëjtën ditë, me 8 Nëntor nga ora 9:00 deri në orën 12:15 në restorantin Feniks, në Krushevë e Vogël- Komuna e Klinës.