Ka vdekur në moshën 119 vjeçare njeriu më i vjetër në botë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Kane Tanaka, e shpallur dhe personi më i vjetër në botë ka vdekur më 19 prill, lindi më 2 janar 1903 në Fukuoka, Japonia juglindore.
Tanaka ishte relativisht i shëndetshëm deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj. Asaj i pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe kishte dobësi për sodën dhe çokollatën.
119 vjeçarja në moshë të re ishte marrë me tregti, duke marrë përsipër ndër të tjera edhe një dyqan petësh. Ajo u martua në vitin 1922, pati 4 fëmijë dhe adoptoi të pestin.
Gruaja e moshuar duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.
Ndërkohë në vitin 2019 , Libri i Rekordeve Guinness i dha asaj titullin e personit më të vjetër të gjallë në botë. Kur gruaja u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Tani”.