Kryeshefi i kompanisë “Eurosig” për Kosovën, Altin Ponari, është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, pas një beteje me sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e hidhur për ikjen e tij të parakohshme e kanë dhënë familjarët e miqtë e tij, ku kanë shprehur dhimbjen e pikëllimin.
I ndjeri Ponari njihej si njeri me përkushtin të madh ndaj punës, profesionit, shtetit e familjes, që nuk rreshti kurrë punuari, as në kohën kur po përballej me sëmundjen e rëndë.
Ai do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën, në orën 13:00, ku do të bëhet përcjellja mortore për në Varrezat e Sharrës në Tiranë.
Ndërsa e pamja do të hapet nga 25 marsi deri më 27 mars, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Bar-Restorant “PIAZZA”, në Sheshin “Harri Truman”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë.
Ponari ka qenë edhe diplomat, në vitet 2008 -2010, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë.
Pas kthimit nga Misioni Diplomatik, e vazhdoi karrierën e si oficer-inspektor i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, duke dhënë kontribute të dallueshme.
Ndërsa kur u largua nga aty, në vitet 2013-2015, e mori detyrën e re si drejtor në Bashkinë Tiranë.
Ponari ka lënë pas gruan dhe katër fëmijët e tyre.