image Ndahet nga jeta mjeku i njohur kosovar

Sociale

Ndahet nga jeta mjeku i njohur kosovar

news image

Urologu nga Gjilani, Shevqet Mehmeti, është ndarë nga jeta ditën e martë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e të ndjerit përmes një njoftimi në rrjetin Social Facebook.

“Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë që sot, më 19 prill 2022, ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Dr. Shevqet Ramush Mehmeti. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 20.04.2022 (e mërkurë), me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan. Për të pame do të ju njoftojmë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Mehmeti kishte më shumë se 40 vjet përvojë pune si specialist i urologjisë dhe ultrasonist. Ai njihej edhe si koleksionist pasi kishte krijuar një koleksion të trashëgimisë kulturore në shtëpinë e tij.


/GazetaSinjali/