image Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

Kosovë

Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

news image

Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Kosovë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson e dha ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Jackson mori rolin e udhëheqjes së KFOR-it pas fushatës 78-ditore të bombardimeve kundër Jugosllavisë, që synonte t’i jepte fund gjenocidit në Kosovë.

/GazetaSinjali/