Ish zyrtari policor Shaip Hasani, ka ndërruar jetë pas një periudhe jashtë shërbimit aktiv, shkruan Gazeta Sinjali.
Hasani, i cili për vite me radhë ka shërbyer si zyrtar policor, ishte i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga familjarët në Facebook.
“Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet sot, më 1 qershor 2025, në ora 13:30, në varrezat e fshatit Banjskë, pas faljes së namazit të drekës”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!