image Ndahet nga jeta infermierja që punoi për më shumë se 20 vite në QKUK

Sociale

Ndahet nga jeta infermierja që punoi për më shumë se 20 vite në QKUK

news image

Ka ndërruar jetë infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Rukije Uka – Grajqevci, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj, e një reagim për vdekjen e saj ka ardhur edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në postimin e SHSKUK-së në Facebook thuhet se Rukije Uka – Grajqevci për më shumë se 20 vite ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, duke dhënë kontribut të çmuar në sallën operative të Klinikës Obsetrike – Gjinekologjike.

“Ajo do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë e saj të shkëlqyera profesionale, por mbi të gjitha, për humanizmin e saj të jashtëzakonshëm dhe kujdesin që shfaqte ndaj çdo pacienti. Ishte shembull i vërtetë i dedikimit dhe dashurisë për profesionin e shenjtë të infermieres, duke u ndihmuar shumë grave, me profesionalizmin dhe përkushtimin e saj”, shkruhet mes tjerash në postim.

Ndërkaq, familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në orën 14:00.

/GazetaSinjali/