Profesori universitar, Haqif Mulliqi, është ndarë nga jeta sot në moshën 63-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë vajza e të ndjerit, Getoarbë Mulliqi, e cila tha se detajet e ceremonisë mortore do të bëhen të ditura më vonë.
“Babi na la. Dashnise tone ma te madhe iu ndalen dhimbjet, per me na fillu neve dhimbja e perjetshme. Per detajet e ceremonise, ju njoftojme me vone”, shkroi ajo.
Haqif Mulliqi ka lënë pas vetes krijimtari tw gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji.