image Ndahet nga jeta “gjyshja e përrallave”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ndahet nga jeta “gjyshja e përrallave”

news image

Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.

Kështu e nis lajmin e trishtuar të ndarjes nga jeta të aktores Marika Kallamata, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

“Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…! U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!”, u shpreh Margariti

Homazhet për aktoren mbahen nesër në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00. /Gazeta Sinjali/