image Ndahet nga jeta fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, John Hume

Bota e Yjeve

Ndahet nga jeta fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, John Hume

news image

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen, John Hume ka vdekur në moshën 81 vjeç.

Ai ndërroi jetë orët e para të mëngjesit të së hënës në shtëpinë e pleqve në Owen Mor në Londonderry.

Hume ishte një nga politikanët me profilin më të lartë në Irlandën Veriore për më shumë se 30 vjet dhe ndikoi në krijimin e rrethanave për t’u dhënë fund përleshjeve në këtë shtet.

Ai ishte një nga anëtarët themelues të partisë social-demokrate në Irlandën Veriore SDLP në 1970 dhe u bë udhëheqës i saj më 1979, post ky nga i cili Hume dha dorëheqje në nëntor të vitit 2001./Gazeta Sinjali/