image Ndahet nga jeta babai i Enver Zymberit, policit që u vra në veri

Sociale

Ndahet nga jeta babai i Enver Zymberit, policit që u vra në veri

news image

Ka ndërruar jetë Muharrem Zymberi, babai i Enver Zymberit, policit të vrarë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri, më 26 korrik 2011, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Mbrëmë ndërroi jetë baba jonë, Muharrem Zymberi. E lus Zotin e madhërishëm që të mëshirojë shpirtin e tij, e qofsh prej banorëve të Xhenetit Firedeus”, ka shkruar një familjare.

Enver Zymberi u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, një ditë pas vdekjes së tij, nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, me motivacion “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”./GazetaSinjali/