Babai i avokatit Besnik Berisha, Ramadan Berisha është ndarë nga jeta sot.
Lajmin e ka bërë të ditur vet avokati përmes një njoftimi në Facebook, ku i pikëlluar njoftoi për vdekjen e prindit.
Berisha tha se së shpejti do t’i bëjnë të ditura edhe detajet e ceremonisë së varrimit.
“Te dashur miq,
Me pikellim te thelle ju njoftoj se prindi im u nda nga kjo jete!
Për kohen e varrimit ju njoftojmë se shpejti.
Perzemersisht,”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se avokati kishte njoftuar se që një kohë babai i tij ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.