Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur dhe profesori universitar nga Ferizaj, Arsim Murseli. Ai ishte autor i projektit të nënkalimit të njohur si “Bashkimi i qytetit”, një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në qytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Murseli njihej për kontributin e tij të çmuar në fushën e arkitekturës dhe edukimit, duke lënë gjurmë të thella në zhvillimin urban të Ferizajt dhe në formimin profesional të shumë studentëve.
“Ngushëllime familjes Murseli, kolegëve të profesionit, miqve dhe të njohurve të tij. U prehtë në paqe, shpirti i tij fisnik!”, thuhej në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!