image Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Botë

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

news image

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny, kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërkohë që rriten thirrjet nga Perëndimi për lirimin e tij të menjëhershëm.

Navalny, kritik i presidentit rus Vladimir Putin, është dërguar në burg muajin e kaluar për të kryer dy vjet e gjysmë të dënimit të lidhur me një rast të përvetësimit.

Ai dhe aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë vazhdimisht se rasti i tij është i motivuar politikisht.

Autoritetet, në anën tjetër, kundërshtojnë një gjë të tillë.

Më 3 mars, Navalny ka thënë se është bartur nga qendra e ndalimit numër 3 në qytetin Kolchugino, ndonëse është pritur që ai të dërgohet në një koloni penale afër qytetit Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës. /Gazeta Sinjali/