Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny, nga seanca gjyqësore që mbahej për të e ka akuzuar Vladimir Putinin për përdorimin e pushtimit të Ukrainës për të mbuluar korrupsionin rus.
Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.
Duke veshur uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të qoj në një “një numër të madh të viktimave, një të ardhme të shkatërruar dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”.
“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, ka thënë Navalny.
Navalny është burgosur për më shumë se një vit me akuza për mashtrim, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.
Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet deri në një dekadë, shkruan BBC.