image NATO paralajmëron për kërcënim më të gjerë nga bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit

Botë

NATO paralajmëron për kërcënim më të gjerë nga bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit

news image

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha të enjten se bashkëpunimi ushtarak i Koresë së Veriut me Rusinë kundër Ukrainës është një kërcënim që shtrihet përtej Evropës dhe duhet të trajtohet në mënyrë kolektive.

Sekretari Rutte tha se nëse Rusia do të ketë sukses në Ukrainë, ajo do të bëhet më e guximshme dhe e pajisur më mirë, duke paraqitur një kërcënim më të madh në kufirin e NATO-s dhe për Shtetet e Bashkuara.

“Ky rol i Koresë së Veriut në thelb është një shembull se si Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe Irani bashkëpunojnë mes tyre. Ky është gjithnjë e më shumë një kërcënim, jo vetëm për pjesën evropiane të NATO-s, por edhe për Shtetet e Bashkuara, sepse Rusia po furnizon Korenë e Veriut me teknologjinë më të fundit ushtarake në këmbim të ndihmës së Phenianit në luftën kundër Ukrainës”, u tha Rutte gazetarëve përpara takimit me udhëheqësit evropianë në Budapest.

Udhëheqësi i NATO-s tha se mezi pret të diskutojë me anëtarët e administratës së re Trump mbi mënyrën “kolektive të përballjes me kërcënimet dhe ruajtjen e sigurisë në pjesën tonë të botës”.

/GazetaSinjali/