image NATO-ja po bëhet gati për të zgjedhur liderin e ri

Botë

NATO-ja po bëhet gati për të zgjedhur liderin e ri

news image

NATO-ja po përgatitet për të zgjedhur liderin e ri të saj, pasi që Jens Stoltenberg e përfundon mandatin  e tij 8-vjeçar.

Ish-kryeministri norvegjez, Stoltenberg, ka shërbyer në këtë post që nga tetori i vitit 2014.

Pasardhësi i Stoltenberg-ut pritet të prezantohet në një samit të liderëve të NATO-së në Madrid në fund të pranverës ose në fillim të verës të vitin e ardhshëm, pasi që diskutimet zyrtare në selinë qendrore kanë filluar.

Sipas disa spekulimeve mes disa zyrtarëve, diplomatëve dhe analistëve në qytete të ndryshme të Evropës thonë që pas 72 vitesh është koha që aleanca të emërojë gruan e parë në krye të detyrës civile.

Emrat të cilat po përfliten se do të jenë në garë për këtë pozitë janë ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, dhe presidentja aktuale e Estonisë, Kersti Kaljulaid./GazetaSinjali/