image 'National Geographic' shkruan për Kosovën: Shtet i vogël me plot aventura

Histori

‘National Geographic’ shkruan për Kosovën: Shtet i vogël me plot aventura

news image

Qytetet e Prizrenit dhe Pejës kanë marrë vëmendjen e revistës së njohur “National Geographic”.

Revista me një artikull të gjatë ka bërë thirrje njerëzve për të vizituar Kosovën, sidomos qytetet jugore Prizrenin dhe Pejën.

“National Geographic” vlerëson se në Kosovë po lulëzon skena e aventurave të reja në Evropë.

Përveç kanioneve dhe maleve, sipas “National Geographic” në Kosovë mund të vizitohen manastiret dhe minaret në këto dy qytete.

“Energji rinore përshkon Kosovën. Shteti më i ri i Evropës është shtëpi e popullsisë më të re të rajonit, me 55 për qind nën moshën 30-vjeçare. Fshatrat e periudhës osmane janë rindërtuar, kështjellat bizantine janë restauruar dhe turizmi malor ka marrë hov. Aktivitetet janë të përqendruara në vargmalet që Kosova i ndan me fqinjët e saj ballkanikë”, vlerëson “National Geographic”.

Prizreni, qendra kulturore e Kosovës mbetet qyteti më joshës i Kosovës, 90 minuta në veri gjendet Peja afër Grykës së Rugovës.

“E gdhendur gjatë mijëvjeçarëve nga akullnaja që shkrihej, gryka ka qenë baza e rilindjes së qytetit si qendër e aventurave. Këto qytete krejt të kundërta ofrojnë përvojën e plotë të Kosovës – një nga shtetet e vetme të Evropës me shumicë myslimane”, shkruan revista.

“Ndërkohë infrastruktura turistike e Kosovës është ende në zhvillim, por ka rrjet të mirë autobusësh që e bën më të lehtë lëvizjen”, thuhet në shkrimin e revistës “National Geographic”.

Natyrisht, nuk harrohen as kafenetë.

“National Geographic” shkruan për mbrëmjet e bukura në Prizren.

Në këtë shkrim të gjatë përmendet edhe vera e Rahovecit, qytetit prodhues të verës në Kosovë.

Artikullin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni KËTU.

/GazetaSinjali/