image Natën kur vdiq Mbretëresha: Princi Harry nuk u lejua të darkonte me babanë dhe vëllanë e tij

Bota e Yjeve

Natën kur vdiq Mbretëresha: Princi Harry nuk u lejua të darkonte me babanë dhe vëllanë e tij

news image

Gjithnjë e më shumë detaje po dalin në mediat britanike për atë që ndodhi në kështjellën Balmoral natën kur vdiq Mbretëresha Elizabeth II.

Anëtarë të shumtë të familjes së saj të ngushtë, si princat William, Harry dhe Andrew, nuk arritën në kohë dhe nuk i thanë lamtumirë asaj.

Tashmë “The Sun” shkruan se Princi Harry nuk ka darkuar me babanë e tij, Charles dhe vëllanë, William sepse nuk e lejuan ta bënte këtë. Me sa duket, Charles dhe William nuk i besojnë Harryt dhe kishin frikë se përmbajtja e bisedës do të bëhej publike, raporton skynews.

Burimet thonë se familja mbretërore ka frikë se Harry mund të sjellë çështje private në kujtimet e tij dhe nëse nuk mund t’i shtojë librit, ai mund t’i tregojë Meghan Markle-it, e cila sulmon rregullisht familjen mbretërore.

“Prandaj u bë ajo bisedë mes mbretit, mbretëreshës dhe trashëgimtarit”, thotë burimi.

/GazetaSinjali/