image Natë e keqe mbrëmë për sulmuesin e Kosovës, Elbasan Rashanin

Futboll

Norvegji/ Natë e keqe mbrëmë për sulmuesin e Kosovës, Elbasan Rashanin

news image

Futbollisti kosovar, Elbasan Rashani, nuk e ka pasur një natë të mirë mbrëmë.

Ekipi i Rashanit, Odd, u eliminua nga Kupa e Norvegjisë, duke humbur në shtëpi me rezultat 0:3. nga Haugesund, shkruan Gazeta Sinjali.

Sulmuesi i Kosovës luajti 90 minuta në humbjen e skuadrës së tij, derisa u ndëshkua me karton të verdhë.

Rashani është paraqitur në 29 ndeshje këtë edicion me Odd në të gjitha garat. Nga këto ndeshje, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 8 asiste. /Gazeta Sinjali/