Sonte ishte nata e futbollistëve shqiptarë, pasi që disa nga ta arritën të shënojnë gola e disa prej tyre asistuan.
Në ndeshjen e zhvilluar në mes Atalantas dhe Lazios, arritën të shënojnë Berat Gjimshiti dhe Vedat Muriqi, shkruan Sinjali Sport.
Gol sonte arriti të shënojë edhe futbollisti i Vitesses, Armando Broja.
Kurse, në anën tjetër Besar Halimi asistoi në ndeshjen e Sandhausen të zhvilluar kundër Darmstadt.
Asist sonte bëri edhe futbollisti i Kombëtares së Kosvës, Ibrahim Dresevic në ndeshjen e zhvilluar në mes Heerenveen dhe Feyenoord.