image Nasim Haradinaj tregon përse ish-luftëtari i UÇK-së refuzoi Gjykatën Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Nasim Haradinaj tregon përse ish-luftëtari i UÇK-së refuzoi Gjykatën Speciale

news image

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar arsyet se pse ish ushtari i UÇK-së, Bashkim Gashi, ka refuzuar ftesën nga Gjykata Speciale.

“Arsyet pse ai ka refuzuar është se qasja e prokurorit nuk ka qenë adekuate, ka qenë klandestine. Këtij i ka ngjarë se është provokim dhe e ka refuzuar. Ai ka biseduar gjatë marsit dhe në mënyrën inferiore si ka folur iu ka thënë ‘ecni rrugës suaj, nuk kam çfarë të dëshmoj”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë për Klan Kosova se Gashi ftesë ka marrë përsëri para dy jave.

“Më 24 të këtij muaji i ka ardhë letra të cilën ai nuk e ka nënshkruar duke mos e ditë se a është dëshmitar apo i dyshuar. Ne nuk kemi ditë për këtë rast. Por tash ai është zotuar se kurdo që t’i lajmërohen do t’u përgjigjet”.

“Atyre duhet kërkuar informata secili që merr ftesë sepse thirrjet janë të njëjta vetëm ndryshon emri i personit, si për të dyshuar si për dëshmitar – janë të njëjta. Tash janë edhe 15-16 ftesa, ka edhe emra civil.

“Gjykata është duke dështuar sepse po i prek edhe ata që kurrë s’kanë qenë në UÇK. Kohët e fundit po prekin gjithkund që “de jure” nuk kanë as të drejtë. Po del fjala se kjo gjykatë do të jetë e dështuar. Uroj që legjislatura e re të mos ia vazhdojë mandatin kësaj gjykate. Po vërehet se është gjykatë politike dhe këtë po e dëshmojnë për çdo ditë. Ka të ftuar nga të gjitha rajonet, përsëri nga Llapi, Dukagjini. Cak është UÇK dhe njollosja e luftës tonë”, ka deklaruar ai.