image Nasim Haradinaj: S’jam intervistuar asnjëherë nga ZPS që 16 muaj në paraburgim

Drejtësi

Nasim Haradinaj: S’jam intervistuar asnjëherë nga ZPS që 16 muaj në paraburgim

news image

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, përmes një deklarate nga Haga, ka njoftuar se nuk është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që 16 muaj sa është në paraburgim.

Haradinaj ka thënë se ZPS ka bashkëpunuar me kriminelë lufte, ka hapur hetime bazuar në të dhënat siç i quan ai, të ekzekutorëve.

“Pas zbulimit të dokumenteve të rrjedhura të ZPS, shqetësimet e mia arsyetoheshin nga fakti që ZPS kanë bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në të dhënat e po këtyre ekzekutorëve dhe në bazë të hetimeve që paraprakisht ishin udhëhequr nga [REDAKTUAR] dhe kryeprokuroriserb Vladimir Vukçeviq – diçka që doli në shesh dhe u konfirmua, edhe nga dosjet dhe dokumentet e rrjedhura, nëse vërtetohen, nga vet këto dhoma”, është shprehur Haradinaj në deklaratën e tij.

Tutje ai i ka bërë thirrje ZPS-së që të hetojë, sipas tij, 460 masakrat e kryera nga serbët.

“Kam bërë thirrje publike që ZPS të hetojë 460 masakrat e kryera nga serbët. Viktimat ishin të moshave të ndryshme nga foshnja te pleq. I përmendi këto fakte sepse thjesht nuk ishte e drejtë. Krimet serbe nuk ndiqen nga ZPS-ja e cila nuk ka ndërmend të hetojë aty ku janë të implikuar serbët. Publiku ka të drejtë ta dijë këtë.

Prandaj i kam përmendur me qindra herë këto krime, sepse dukej qartë që DHS nuk do të bënin asgjë. Doja që publiku ta dinte këtë, pasi një informacion i tillë është në interes të publikut. Veç kësaj doja që opinionit t’i sqarohej dhe të kuptojë se DHS janë puro monoetnike dhe selektive”.

/GazetaSinjali/