image Nasim Haradinaj: As lexu se kom aktakuzën

Kosovë

Nasim Haradinaj: As lexu se kom aktakuzën

news image

Ka filluar seanca e parë në Gjykatën Speciale në të cilën nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj do të paraqitet si i akuzuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa, në pyetjen e gjykatësit nëse e ka pranuar aktakuzën dhe nëse e ka marrë në gjuhën që e kupton, Haradinaj tha se e ka nëshkruar, por nuk e ka lexuar.

“Kam nënshkruar diçka, por të them të drejtën as që e kam lexuar”, tha ai.

Ndryshe, më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

/Gazeta Sinjali/