image Nasim Haradinaj mbetet në paraburgim - Sinjali

Nasim Haradinaj mbetet në paraburgim

news image

Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Ndër arsyetimet e Apelit është edhe pretendimi se Haradinaj ka zbuluar emrat e disa individëve të lidhur me konfidencialitetin e hetimeve dhe ka inkurajuar mediat të bëjnë të njëjtën gjë, e që tregon se gjyqtari i procedurës paraprake e kishte vlerësuar se Haradinaj mund të vë në rrezik dëshmitarët e mundshëm përmes publikimit të informatave konfidenciale.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte arrestuar më 25 shtator të vitit të kaluar. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: