image Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati do të dalin këtë javë para Gjykatës Speciale si të akuzuar

Drejtësi

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati do të dalin këtë javë para Gjykatës Speciale si të akuzuar

news image

Gjykata Speciale ka njoftuar se pasi që është konfirmuar aktakuza ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ata do të paraqiten këtë javë para trupit gjykues si të akuzuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Nasim Haradinaj do të paraqitet nesër para gjykatës, ndërsa Hysni Gucati do të paraqitet si i akuzuar të premten e 18 dhjetorit në ora 11:00.

“Paraqitja e parë e z, Haradinaj si i akuzuar do të mbahet të martën, 15 dhjetor 2020, në orën 15:00. Paraqitja e parë e z. Gucati si i akuzuar do të mbahet të premten, 18 dhjetor, në orën 11:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para./Gazeta Sinjali/