image Naser Shala jep dorëheqje nga Agjencia e Pronës: Të vazhdohet puna pa tendenca politike

Politikë

Naser Shala jep dorëheqje nga Agjencia e Pronës: Të vazhdohet puna pa tendenca politike

news image

Pas gati tre vitesh si Drejtor i Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Naser Shala, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimin për dorëheqje, Sinjali mëson se Shala ia ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Siç merr vesh Sinjali, dorëheqja e tij erdhi si pasojë e mosmiratimit të Raportit Vjetor të Agjencisë në seancën plenare të mbajtur më 6 dhjetor. Po ashtu, ky raport nuk ishte miratuar edhe në dy komisione përkatëse paralamentare.

Ky refuzim i Kuvendit për të bashkëpunuar me këtë Agjenci, duket se shtyri Shalën që të tërhiqet nga pozita që mbajti për disa vite.

Sinjali mëson se përkundër kërkesave të stafit dhe bashkëpunëtorëve që Shala të vazhdojë edhe më tutje në pozitën aktuale, një kërkesë e tillë u refuzua nga ky i fundit, për shkak të siç thuhet “shmangies së mosmiratimit të raporteve të tjera që Agjencia do të t’i dërgojë në Kuvend, si dhe të mos penalizohet më tutje Agjencia, ashtu që të vazhdohet puna pa tendenca të natyrës politike.”

Naser Shala u zgjodh në këtë pozitë më 28 shkurt të vitit 2019, nga Kuvendi i Kosovës.

/GazetaSinjali/