NASA thotë se ka zbuluar një planet që sillet rreth orbitës së një ylli që ndodhet pranë nesh. Planeti i ri është i përafërt me Neptunin në madhësi.
Ai vërtitet rreth një ylli të quajtur A-U Microscopii që është rreth 150 herë më i ri se dielli i sistemit tonë.
NASA thotë se e pikasi planetin me satelitë dhe teleskopin “Spitzer”. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të saj, NASA po kërkonte prej 10 vitesh për një planet që të sillej rreth orbitës së këtij ylli. Studimi i sistemit të këtij ylli është i rëndësishëm, pasi sipas NASA-s mund të sigurojë të dhëna për të mësuar më shumë mbi formimin e planetëve dhe atmosferës rreth tyre dhe mënyrën se si ata ndërveprojnë me yjet e tyre.
Një rrotullim i planetit në fjalë, i quajtur AU Mic b, rreth yllit të tij, zgjat sa 8,5 ditë në Tokë. Ylli në fjalë gjithmonë i ka intriguar astronomët. Ai është 20-30 milionë vite dhe i rrethuar nga gazi dhe mbetje që kanë dalë nga formimi i tij. /Gazeta Sinjali