A keni menduar ndonjëherë se si duket një uragan nga hapësira?
Nëse jo, NASA ndau imazhe të uraganit Ian, i cili u kap nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, shkruajnë mediat e huaja.
Në atë kohë, stuhia ishte në Detin perëndimor të Karaibeve, afër Kubës.
Dhe sipas informatave të fundit, uragani Ian po shkon drejt bregut jugperëndimor të Floridës si një stuhi e fuqishme e kategorisë 4.
Ndërkohë bëhet e ditur se shteti i Floridës ka 160,000 konsumatorë pa energji elektrike, sipas PowerOutage.us.
Deanne Criswell, administratore e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, i tha CNN New Day të mërkurën se uragani Ian do të ketë ndikime katastrofike dhe paralajmëroi njerëzit që nuk janë evakuuar për t’u siguruar që po e vendosin veten dhe familjet e tyre në një vend të sigurt.