image NASA: Një asteroid i rrezikshëm do të kalojë pranë nesh, mund ta godasë planetin tonë

Botë

NASA: Një asteroid i rrezikshëm do të kalojë pranë nesh, mund ta godasë planetin tonë

news image

Kur njerëzit janë mjaftueshëm të shqetësuar nga koronavirusi, NASA ka njoftuar me anë të një komunikate se një asteroid i quajtur 2020ND do të kalojë pranë Tokës.

Siç njofton agjencia amerikane hapësinore, asteroidi pritet të kalojë pranë nesh më 24 korrik dhe nuk përjashtohet mundësia që ta godasë planetin tonë, transmeton Gazeta Sinjali.

Asteoridi është 170 metra i lartë, udhëton me 48 000 km/h dhe konsiderohet nga NASA si i rrezikshëm, duke u nisur nga mundësia që kanë për t’iu afruar kërcënueshëm Tokës.

Ky asteroid mendohet se do t’i afrohet planetit tonë minimum deri në 5 milionë kilometra. /Gazeta Sinjali