image NASA nis një mision të ri për të dërguar anije hapësinore në Mars

Teknologji

NASA nis një mision të ri për të dërguar anije hapësinore në Mars

news image

Anija hapësinore, Perserverance, që u nis më 30 korrik është përpjekja e radhës për një mision në Mars.

NASA do të përdorë një metodë uljeje që është provuar si e suksesshme.

Inxhinierët duhet të përdorin një kombinim teknikash, për të ngadalësuar shpejtësinë e anijes nga afro 20 mijë kilometra në orë për ta ulur në sipërfaqen e Marsit.

Shumë misione hapësinore në Mars kanë dështuar, përfshirë anijet që kanë shpërthyer, janë djegur ose janë përplasur në sipërfaqen e tij.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anije hapësinore, në tetë misione të suksesshme, duke filluar me dy sondat Vikings në vitin1976.

Por jo të gjitha misionet e NASA-s kanë qenë të suksesshme. Mars Polar Lander u shkatërrua sapo mbërriti në dhjetor 1999.