image NASA me pajisje të reja nis gjurmimin e alienëve në hapësirë

Botë

NASA me pajisje të reja nis gjurmimin e alienëve në hapësirë

news image

Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një mënyrë të re për të kërkuar alienët, tani ata po kërkojnë gjurmë të teknologjisë që nuk është nga Toka.

Pajisjet e çuditshme në hapësirë, të tilla si panele diellore të pazakonta, mega-struktura ose kimikate që nuk mund të bëhen nga teknologjia e Tokës, janë një çelës përmes të cilit NASA dëshiron të përcaktojë ekzistencën e alienëve, shkruan Daily Star.

Nisma e re e NASA-s dëshiron të zbulojë të ashtuquajturat “tekno-nënshkrime”, d.m.th. prova shkencore të teknologjisë së kaluar dhe të sotme që mund të vijnë nga një planet tjetër.

“Projekti i Kërkimit të Inteligjencës Aliene (SETI) gjithmonë është përballur me sfidën se ku mund të shikoni. Kah i cili yll të drejtojnë teleskopin për të kërkuar një sinjal. Tani ne e dimë se ku të kërkojmë. Kemi mijëra ekzoplanetë, përfshirë në zonën e banueshme përreth yjeve të tyre dhe në të cilat mund të formohet jeta. Loja ka ndryshuar “, tha astronomi Adam Frank, profesor në Universitetin e Rochester.

Ekspertët veçanërisht tregojnë për planetin Proxima B, një yll i dikurshëm që tani është shuar, dhe që i ngjan Tokës, por ka dy anë në të cilat është vazhdimisht ditë ose natë.

“Nëse një civilizim në atë planet dëshiron të ndriçojë ose të ngrohë gjatë natës, ai mund të vendosë qeliza foto-sensitive në anën ku është vazhdimisht ditë dhe të transmetojë energji elektrike atje ku është natë,” tha dr. Avey Leb nga Universiteti i Harvardit./ Gazeta Sinjali/