Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 34-t në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:2.
Fundi i këtij takimi ishte dramatik, pasi brenda pesë minutave u shënuan dy gola.
Mathias Olivera (65’) dhe Victor Osimhen (84’ penallti) shënuan për napolitanët.
Ndërsa, për romakët golat u shënuan nga Paulo Dybala (59’) dhe Tammy Abraham (89’).
Si zakonisht, Amir Rrahmani edhe sonte ishte i plotë te Napoli.
Roma pas këtij barazimi ka 59 pikë në pozitën e pestë në tabelë, pozitë e cila e dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Napoli është i teti me 50 pikë.