image Napoli dëshiron Lukakun, por transferimi i tij varet nga Osimhen

Futboll

Napoli dëshiron Lukakun, por transferimi i tij varet nga Osimhen

news image

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e pasigurt.

Sulmuesi i Chelsea-t është në huazim te Roma, e cila sipas raportimeve të mediave italiane nuk ka gjasa ta blejë atë.

Megjithatë e ardhmja e tij mund të jetë në Itali, por te Napoli.

Lukaku është një objektiv i Giovanni Manna, drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit.

Transferimi i tij te Napoli mund të lehtësohej nëse do të përfshihej në negociatat që Chelsea të afrojë Osimhen, duke qenë se blutë janë shumë të interesuar për nigerianin.