image Naim Maloku pretendon se dikush në Kosovë i helmoi zarfet nga Serbia

Kosovë

Naim Maloku pretendon se dikush në Kosovë i helmoi zarfet nga Serbia

news image

Ish-deputeti i AAK-së, Naim Maloku, përmes një shkrimi në Facebook, po pretendon se zarfet nga Serbia u helmuan nga dikush në Kosovë.

Ai duke mos përmendur emra ka akuzuar dikë në Kosovë se ka helmuar zarfet e ardhura nga Serbia.

Më tutje ai ka thënë se sistemet e drejtësisë në Kosovë e din se kush e ka kryer krimin, por sipas tij “nuk guxojnë të ndërmarrin asgjë”.

Postimi i tij i plotë:

I helmuan vet zarfet e ardhura nga Serbia. Me kete akt i bene dem te pariparueshem Kosoves. Te gjitha helmimet, para dhe gjate luftes, qe na i bene Serbet tani s mund te iu adresohen atyre.

Prokuroria dhe Gjyqesia e dine se kush e ka kryer kete krim por s guxojne te ndermarrin gje.

Kur Prokuroria dhe Gjyqesori i nje vendi eshte i kapur nga krimi, dhe vet jane koka e krimit, korupcionit, hajnise,kontrabandes dhe çdo te keqeje tjeter, aty s ka, dhe s do te kete kurre, shtet ligjor.