image Nagavci përplaset me ministrin Zemaj: Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi

Politikë

Nagavci përplaset me ministrin Zemaj: Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është fjalosur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë seancës së sotme plenare për menaxhimin e parandalimit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kritikave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ndaj Zemajt, ky i fundit insistoi të marrë fjalën në emër të qeverisë, por kryesuesja e seancës, nuk ia dha një mundësi të tillë, pasi Zemaj kërkonte të fliste në emër të qeverisë e jo replikë ndaj deputetit.

Tutje, Nagavci i tha kreut të shëndetësisë se ai në Kuvend nuk e merr fjalën sa herë që dëshiron.

“Jo sa herë të doni, një raund i deputetëve dhe mandej ju, jo sa herë doni. Sipas rregullores jo sa herë të doni. Ismet Beqiri e ka fjalën. Pasi të përfundon pastaj…zotëri Zemaj nëse dëshironi për replikë mund të merrni fjalën, ndërsa nëse dëshironi me u adresu në emër të qeverisë, pasi të përfundoni deputetët. Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi. Zotëri Zemaj a keni replikë”, tha Nagavci.

Kurse, Zemaj vazhdimisht iu referua kryesueses së seancës se nuk është duke e lexuar rregulloren e Kuvendit në mënyrë të drejtë. /Gazeta Sinjali/